Thursday , 13 December 2018

Qeni trim i shpëton sulmit të 3 ujqërve të uritur (Video)

Paolo Forconi, një zoologist i pavarur dhe regjisor i dokumentarëve, ka filmuar tre ujq, më pak se një vjeçar dhe tepër të uritur, që ndjekin një qen të vogël.

Tre ujq e rrethojnë qenin e vogël dhe madje e kafshojnë atë dy herë.

Në fund, për fat të mirë, qeni arrin të shpëtojë, pasi gjen një pasazh në tela me gjemba dhe merr sigurinë.

Skena është xhiruar në Pescasseroli, në zemër të Parkut Kombëtar të Abruzzos.