Wednesday , 15 August 2018

Aulon Zeka ishte qëlluar pas shpine me armë zjarri (VIDEO)


Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë “Bellmonde” në lagjen “Arbëria”, shkruan sot Koha Ditore.Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, R.G., e cila sipas një shkrese të Prokurorisë që e posedon “Koha Ditore”, është e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë.