Thursday , 22 February 2018

Serbia dërgon tanke në kufi me Kosovën, alarmi në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë

Afrimi i dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duket se ka alarmuar Serbinë, e cila ka dërguar ditën e sotme armatim të rëndë në kufi me tokën shqiptare.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale shihen tanket serbe duke shkuar nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë në kufi me Gjilanin.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe brenda qytetit të Preshevës, janë parë forca të mëdha të ushtrisë serbe.

“Presheva Jonë” shkruan se ushtarët dhe tanket u shfaqën papritur në qendër të qytetit:

Presheva sot gjendet para dy datave ajo e 14 shkurtit dhe 17 shkurtit, te dites se te dashuruarve si po i thone “Shën Valentini” dhe 10-vjetorit te pamvaresise se Kosovës ka gdhire me tanke ne mes qytetit, mu para komune.
Para komune jane pare forca te medha serbe. Se kishin per qellim te trgojne dhembet te dashurarve apo fqinjut qe po krmeton 10-vjtorine shtetesise, vetem Boegradi.

Sot te rinjve dhe te rejave ne Presheve ju ngiren lulet ne dore kur pane tanket serbe n mes qytetit ned kohen kur femijet shkonin ne shkolla perballe artileris se rende e ushtarake serbe…”

Nuk dihet nëse është ndonjë stërvitje ushtarake apo masë nga Beogradi në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, por duke u nisur nga e kaluara, tanket dhe forcat ushtarake kanë vënë në alarm shqiptarët e Kosovës.