Sunday , 21 January 2018

Pamje të rënda/ “Oh Zot, e shtypa?”, 22-vjeçarja ngec në shinat e trenit

Një 22-vjeçare, studente drejtësie, ka përjetuar një makth të vërtetë që i ka zgjatur për më shumë se 20 minuta.4811DFF900000578-5263535-image-a-66_1515776820788
Rikke Bukh, ndodhej në stacionin e trenit në Manhattan, por vetëm pak sekonda para se t’i kalonte treni para, asaj i janë marrë mend dhe është rrëzuar duke rënë në shina.

Pasi treni ka kaluar sipër saj, shoferi e ka parë dhe i tronditur ka bërtitur me të madhe:

“Oh Zot, oh Zot e shtypa?!”, dhe më pas kanë ndaluar trenin
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset dhe ambulanca, ndërsa pas disa minutash vajza ka mundur të nxiret e gjallë.

Ajo është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa sipas raportimeve të mediave britanike, për fat të mirë ajo ndodhet jasht rrezikut për jetën.